Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë- Pogradec.

Bëhet me dije nga burimet për media se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë në Maliq.

Paraprakisht dyshohet se ka ndodhur një përplasje e fuqishme mes një makine dhe një motorri dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Deri më tani nuk është bërë publik identiteti i të ndjerit, ndërkohë që nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo.

Nga ana tjetër policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.