Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Fier, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranëe kthesës së Patosit, ku një makinë ka përplasur një person, i icli po lëvizte me biçikletë, ndërsa raportohet se ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit, duke zbardhur shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.