Një alarm për bombë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit ka “ngritur në këmbë” autoritetet.

Punonjësit e sigurisë kanë pikasur një çantë të zezë që ende nuk dihet çfarë ka brenda.

Në vendngjarje janë forcat geniere, zjarrfikëset dhe autoambulanca.

Detaje të reja priten në vijim.