Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Gerti Shehun, 32-vjearin që qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha.
Avokatët e Shehut kërkuan dy masa më të lehta sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ata i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik, pasi sipas tyre Shehu vuan nga çrregullime mendore. Po ashtu nga apeli është kërkuar dhe vendosja e masës arrest shtëpie.
Megjithatë gjyqtarët i kanë rrëzuar këto kërkesa, duke lënë në fuqi massën “arrest me burg” për 32-vjeçarin që sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit.