Arrestohet në Itali këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila. Lajmi jepet nga mediat italiane, ku këngëtarja e njohur dyshohet se është përfshirë në rrjetin e shitjes së trafikut të lëndëve narkotike. Sipas La Repubblica, Lila mbante edhe llogaritë e këtij biznesi kriminal.

“Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e rrjetit të shpërndarjes. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur me pseudonimin “Titty”, i përfshirë tashmë, në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza: me Arben Zogun (“Riccardino”) ishte pjesë e baterisë së Ponte Milvio nën urdhrat  tifozët të vrarë të Lazios, Fabrizio Diabolik Piscitelli”, shkruajnë mediat italiane.

Sipas mediat italiane organizata kriminiale u shkatërrua mëngjesin e së mërkurës nga operacioni i policisë së shtetit fqinj, ku në përbërje të saj ishin 13 persona, shqiptarë dhe italianë. Hetuesit e  Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra e arrestimit të firmosura nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.

Më tej theksohet ser Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës, shkruajnë mediat italiane. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi makinat slot të lojrave të fatit të organizatës në lokalet e qytetit.