Kreu i Partisë Demokratike është nisur drejt Selisë së PD në këmbë. Berisha shihet i shoqëruar edhe nga Florina Garo.

Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.

Nga ana tjetër duket se opozita nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën vetëm pak metra larg vendit ku liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë duke mbajtur mbledhjen e tyre  të rëndësishme.

Kujtojmë se ky samit është një organizim historik për Tiranën dhe Shqipërinë.