Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me dosjen e shpërthimit në Gërdec.
GJKKO vendosi sot në seancë paraprake që të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit, i cili është marrë i pandehur për dy vepra penale. Mediu akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim në kuadrin ushtarak komandues.
Në seancën e sotme u vendos që të pranohet kërkesa e SPAK për të shqyrtuar dosjen penale ndaj Mediut, çka do të thotë që do të nisë gjykimi në themel.
Seanca e radhes eshte parashikuar qe te zhvillohet me 24 prill.