Kuvendi ka miratuar ditën e sotme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar për heqjen e mandatit të deputetit për Arben Ahmetajn.
Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, nga 120 deputetë që ishin të pranishëm, Kuvendi i hap kështu rrugë arrestimit të ish-minsitrit Ahmetaj, duke i hequr imunitetin.
Ky ishte hapi i fundit që i takonte kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare. SPAK do marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetaj, i cili është në mungesë. Gjithçka tjetër mbetet në dorën e Prokurorisë SPAK.