Datat 13 shkurt është shpallur ditë zie kombëtare në nder të viktimave të tërmetit në Turqi.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike”, shkruan Rama.