
Një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e kamionin këtë pasdite në Maliq.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se mjeti është përmbysur në rrugë.
Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë automjet, shtetasit F. Ll., rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi V. S., rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, shtetasi F. H. u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.


