Gazment Bardhi është larguar ditën e sotme nga mbledhja që ka zhvilluar Partia Demokratike pë zgjedhjen e kryetarit të ri.
Në një prononcim të shkurtër ai shprehet se dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD nuk është mjeti i duhur politik duke hedhur në erë kështu bashkëjetesën brenda kësaj force politike
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi
Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.