Në fshatin Qerek, raportohet se një person është plagosur me armë zjarri.

Bëhet me dije se personi është vetëplagosur dhe në momentin e ngjarjes ishte nën efektin e alkoolit. 

Policia është në vendngjarje për të hetuar dhe zbardhur skenën e krimit, teksa autori po merr ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.