Fation Veizaj ka lënë ditën e sotme mandatin e deputetit të Partisë Demokratike.
Bëhet me dije se Gëzim Ademaj do të jetë pasardhësi që pritet të marrë mandatin e deputetit të PD në qarkun e Vlorës.
Kujtojmë se Vaizaj hoqi sot dorë nga mandati, duke dhënë dhe arsyet e këtij vendimi.
Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021 mandati i kalon Gëzim Ademajt. Nëse dhe ky nuk e pranon, sipas radhës i kalon Jolio Dines.
Ademaj ka qenë më parë Drejtor i minierës së Selenicës.