Një vajzë e mitur afgane e vendosur në zonën e Shëngjinit prej shumë kohësh është aksidentuar nga një automjet në hyrje të hotelit ku ishte e akomoduar me familjen e saj.

E mitura e moshës 7-vjeçare është dërguar për ndihmë të specializuar pranë spitalit të Lezhës ndërsa nuk paraqet rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për sqarimin e plotë të ngjarjes