Një anije është përfshirë nga flakët në Portin e Durrësit pasditen e sotme.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se anija që është përfshirë nga flakët është anija “Kledes Mary”, e cila shërbente për transportin e mallrave.
Ende nuk është e qartë nëse në anija ishte e ngarkuar apo bosh, por ende vijon operacioni për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që për ngjarjen pritet dhe njoftimi i plotë i autoriteteve.