Një autobus është përplasur me një mjet të vogël në Qafë Thanë.
Bëhet me dije nga infoamcionet paraprake të mediave se si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël ndërsa raportohet për disa të plagosur.
Ambulanca e spitalit të Prrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes.
Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.