Ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushteuese.

Këtë mërkurë është zhvilluar mbledhja e Gjyqtarëve, për zgjedhjen e Kryetarit të ri të ri, por në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Në këtë mënyrë mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

Njoftimi nga Gjykata Kushtetuese:

Sot, më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.