Zmaira dhe Feruzan Durda janë thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.  

Ditën e djeshme në SPAK është thirrur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilit iu komunikuan akuzat “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak, në lidhje me ngjarjen e rëndë që u mori jetën 26 personave. Mes viktimave ishte dhe Edisoni, djali 7-vjeçar i çiftit Durda.

Ata u paraqitën në strukturën e posaçme në shoqërinë e avokatit Dorian Matlija.