Telashe për një tjetër kryebashkiak të PS. Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi ka mbërritur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK.

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

Vetëm një ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla si dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë nënkryetaren për abuzim me tenderin e rrjetit të ujësjellësit.

Po dje ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka dëshmua për 3 orë në SPAK, por nuk dihet motivi. Ndërkohë që të tre zyrtarët dhe ish-zyrtarët kanë çështje të hapura në SPAK.