
Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar nga policia e Tiranës. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se deri tani janë mbi 100 të ndaluar.
Ndërkohë raportohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar edhe disa urdhër arreste. Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.
Ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi.
Sipas gazetares Dorjana Bezat, ky operacion po mbahet në të njëjtën kohë edhe në disa qytete të tjera, ku zbulohet se numri më i lartë i shpërndarëve është në Tiranë. Policia ka sekuestruar vetëm në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.


