Një makinë është përfshirë nga flakët në Korçë ditën e sotme. Bëhet e ditur se mjeti është në pronësi të shtetasit M.D., banues në Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.