Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën në pronësi të shtetasit F. A.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 15:40, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit F. A. Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.