Një nga autobusat e linjës së “Tiranës së Re”, ka shkaktuar panik tek pasagjerët pasditen e së enjtes.
Bëhet me dije nga burime për mediat se autobusi është përplasur me një bordurë.
Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet, teksa nuk ka asnjë të lënduar.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për të rregulluar trafikun e krijuar pas aksidentit. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë në Tiranë ku autobusa të transportit publik përplasen dhe shkaktojnë panik tek qytetarët.