Plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në ambientet e lokalit pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, Tedi Durishti.

Fillimisht mes disa personave ka pasur konflikt, dyshohet për motive të dobëta.

Bëhet me dije se autori e ka qëlluar me thikë dy prej tyre që rezulojnë të jenë vëllezër. Gjendja e tyre e stabilizuar. Janë dërguar te Spitali i Traumës.

Efektivët e Komisariatit nr. 3 janë në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes.