Një person është gjendur i vdekur ditën e sotme në Lushnje.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se personi që ka ndërruar jetë është identifikuar si një 35-vjeçar i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

Më herët, viktima ishte denoncuar në polici si i zhdukuar nga babai i tij. 

Njoftim i policisë; 

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.