Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është paraqitur ditën e sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se Berisha është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho. Kujtojmë se çështja e tragjedisë sëdecit është rihapur dhe në pyetje më herët është marrë dhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu.
Siç shihet në këtë foto, Shkëlzen Berisha mbante në duar dhe një dosje dhe ka hyrë në derën e SPAK, i vetëm, i pashoqëruar nga ndonjë avokat.