Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një fasoneri, ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person, por ka lënë të tronditur banorët e zonës

Fatmirësisht nuk paraqiten dëme të tjera përveç atyre materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.