Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskopetencë për hetimi ne dosjes së vrasjeve të 21 Janarit.

Kështu SPAK, i ka kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës, e cila do të nisë verifikimet për kallëzimet e reja në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë se në emisionin “Zona Zero”, gazetari Artan hoxha ka publikuar një audio të re, e cila provon se vrasjet e 4 protestuesve janë kryer me urdhër.

Më 23 janar 2023, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e 21 janarit.

Sipas dokumentit, Berisha, Basha dhe Prendi akuzohen për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre”.