SPAK ka lëshuar ditën e sotme një urdhër-arresti për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’ i Shijakut.

Bëhet me dije nga informacione për mediat se urdhër-arresti është lëshuar për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit.

Bëjmë me dije se “Rrumi” u shpall në kërkim nga Policia e Durrësit për heqje të paligjshme të lirisë pas dëshmisë se vëllezërve Beqiraj.

Kujtojmë se Aleksandër Laho është një nga personat e pranishëm në atentatin e prokurorit Arian Ndoji, në datën 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Aleksandër Laho është një emër i njohur për policinë, pasi u shpall në kërkim në shtator të vitit 2016 për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve është Aleksandër Laho.