Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ditën e sotme vilën në pronësi të Albina Manckës, ish gruas së Arben Ahmetajt në Palasë.

Mësohet se urdhri i SPAK është dhënë në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, teksa  ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se SPAK ka ngritur 3 akuza kundërt Ahmetajt, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. SPAK ka bashkuar dy procedime së bashku për ish-ministrin, ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash, pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.