Garë e fortë ka ndodhur në bashkinë e Himarës, ndërsa numërimi i kutisë së fundit është shoqëruar me tensione.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka fituar me një direfencë të vogël votash, ndaj kandidatit të Partisë Sociale.
Mbështetësit e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën kanë nisur festën pasi Fredi Beleri kalon në avantazh kundrejt rivalit të tij Jorgo Goro. Festa është shoqëruar me ulërima dhë të bërtitura në sallën ku numëroheshin votat, ndërsa ka vazhduar edhe jashtë qëndrës nga mbështetësit.
Beleri, i cili u arrestua për shitblerje votash, ndërsa tani ndodhet brenda qelisë.