Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Sarandë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 te qytetit bregdetar teksa ende nuk dihen rrethanat e saj. Ndërkohë që nga burime të pakonfirmuar mësohet se aktualisht policia ka rrethuar një automjet tip “BMW”.

Nga ana tjetër mësohet se policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.