Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Shkodër pak pas mesnate.

Bëhet me dije nga urimet për mediat se  lënda eksplozive është vendosur në një lokal dhe është shpërthyer nga persona të paidentifikuar. Deri më tani raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja, lokali ka qenë i mbyllur.

“Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”- njofton policia.