Një grua ka vdekur nga aksidenti i rëndë i ndodhur vetëm pak minuta më parë tek mbikalimi i Saukut.

Nga raportimet e para bëhet me dije se një tjetër është në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë fillimisht se është raportuar për disa të plagosur teksa numri i viktimave nuk ishte konfimuar ende.

Së fundmi lajmi për vdekjen e gruas ende të pa identifikuar është konfirmuar nga policia.

Nga ana tjetëe mësohet se një automjet i cili po vinte nga Elbasani ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi i Saukut, duke shkaktuar kështu aksidentitn e rëndë.

Ende nuk janë qartësuar detajet e aksidentit, ndërkohë që pritet njoftimi i plotë i policisë.