Fushata elektorale ishte e mbushur me polemika, por një gjë që tërhoqi shumë vëmendje ishin posterat ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi shfaqej duke ngritur gishtin e mesit lart.

I ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, ideatori i fushatës Alfred Lela, deklaroi se ai poster nuk ishte ideja e tij, por ai mori gjithë reagimet për të. Ai shtoi se Berisha ishte dakord për afishimin e atij psoteri.

“E kam ngrënë unë dajakun e atyre gishtave. Që do të thotë gjithë reagimet për atë poster. Por jo, nuk isha unë ideator i asaj fotoje. Berisha ishte dakord. Posterat nuk janë hequr.”- tha Lela.