Gjykata e Posaçme ka refuzuar ditën e sotme kërkesën e ish-drejtorit të policisë në Elbasan, Leonard Palushi për ndryshim të masës së sigurisë.
Palushi kërkoi të lirohej nga qelia e burgut, ku ndodhet nën akuzë për shpërdorim detyre, me arsyetimin se një prej fëmijëve të tij do të operohej, megjithatë kjo kërkesë nuk është marrë parasysh.
Palushi u arrestua pas dëshmisë së dhënë nga i penduari Nuredin Dumani për SPAK-un, që zbuloi se ai ka ndërhyrë në hetimin për vrasjen e Emiljano Ramazanit në vitin 2020, duke ndryshuar orientimin.
Palushi bënte “lojë të dyfishtë” duke shitur informacion te grupet kriminale si dhe duke ndryshuar provat dhe pistat e hetimit. Po ashtu, Palushi kishte lidhje të forta dhe me Erion Alibejn.