Njohësi i çështjeve ndërkombëtare Tomorr Alizoti ka zbuluar mbrëmjne e sotme për mediat një plan të hershëm të Serbisë, plan për të cilin thotë se e ka dëgjuar dhe lexuar në periudhën kur ai vetë ka qenë diplomat në Gjermani.

Sipas Alizotit, Serbia ka synuar që të zhbëjë Kosovën duke pasur partneritet direkt me Shqipërinë.

“Ka dy elemente që me dashje, pa dashje, dëmton situatën tonë. Një, Serbia ka pasur plan të saj, që kur kam qenë diplomat në Gjermani e kam dëgjuar dhe lexuar, që të ketë partneritet rreth Kosovës direkt me Shqipërinë, të zhbëjë Kosovën. E dyta, qëndrimi i Shqipërisë, i Kryeministrit aktual bashkë me Vuçiçin, jep perceptimin ndërkombëtar që njeriu destruktiv sot në këtë marrëdhënie është Kurti dhe jo Vuçiçi”, u shpreh Alizoti.

Ndër të tjera, Tomorr Alizoti u shpreh se Kryeministri shqiptar Edi Rama do duhej që të koordinohej më shumë me shqiptarët në rajon.