Një student i mjekësisë ka pblikuar video nga takimi i tyre me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Gjatë një emisioni në media shihen pamjet, ku një studente dëgjohet teksa thotë se presin përmirësim të kushteve të studimit, të punës dhe rritje të pagave.

“Ju garantoj se shumica e studentëve nuk largohen sepse jashtë shtetit ka kafe, sheshe dhe rrugica më të bukura, por prej kushteve,” – u shpreh një student tjetër.

Menjëherë nuk ka munguar edhe përgjigja e Ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila iu kthye studentit “flakë për flakë”.

“Nëse ju nuk bini dakord, ne e marrim këtë vendim dhe nuk ju pyesim fare,” – iu kthye Kushi studentëve në auditorin ku po mbahej takimi.