Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua në mjetin e tij Audi A6 pranë kryqëzimit 7 Worcester të martën pasi nuk kishte ndërmend të ndalonte sipas mediave britanike.

Para arrestimit raportohet se 33-vjeçari, Bledar Thomaj rrezikoi jetën dhe gjymtyrët teksa tentoi të largohej duke kaluar nëpër gjashtë korsi të autostradës në këmbë vetëm për t’u kafshuar më pas nga një qen i i policisë.

Vetëm dy ditë më vonë i riu shqiptar u deklarua fajtor për posedim kanabisi me qëllim furnizimin dhe u burgos për 12 muaj në Gjykatën e Magjistraturës Kidderminster, ndërsa gjatë arrestimit të tij oficerët gjetën 10 kg kanabis nga bagazhi i automjetit Audi.