Një 49-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vrarë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bullgari.

Mediat vendase shkruajnë se autori i ngjarjes është një djalë 14-vjeçar nga Nessebar, pjesë e komunitetit rom. Trupi i 49-vjeçarit është zbuluar rreth orës 11:30 të ditës së djeshme në një zonë të pyllëzuar në Sunny Beach-West. Sipas verifikimeve, ai kishte lëndime të shumta në pjesën e kokës. 

Autori është ndaluar dhe ndodhet në polici duke u marrë në pyetje.

Ekspertët e kriminalistikës nga Burgasi dhe Nessebar kanë specifikuar edhe motivet e krimit mizor. Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe vrasësi janë takuar pak para vrasjes dhe nuk përjashtohet që mes tyre të ketë pasur edhe marrëdhënie intime. Kjo, bazuar në shenjat që i janë gjetur në trup të miturit.

Qytetari nga Maqedonia e Veriut rezulton se ka mbërritur në Bullgari më 24 janar.