Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e djeshme në Librazhd dhe Elbasan.
Bëhet me dije se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Mirakë të qarkut të Elbasanit.
Nga ana tjetër mësohet se lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 3.5, ndërsa thellësia ka qenë vetëm dy kilometra.
Fatmirësisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit nuk janë ndjerë lëkundje të tjerë.