Kryeministri Edi Rama ka pritur me nderime të veçanta homolun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në momentin që ai zbriti nga makina, direkt Rama ngriti dorën pranë ballit në shenjë përshëndetje ushatarake, ndërsa Kovaçevski e kaloi me të qeshura gjestin e homogolut shqiptar. 

Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.

Nga ana tjetër duket se opozita nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën vetëm pak metra larg vendit ku liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndëimor janë duke mbajtur mbledhjen e tyre  të rëndësishme.

Kujtojmë se ky samit është një organizim historik për Tiranën dhe Shqipërinë.