Henrik Hoxhaj u kthye në të penduarin e drejtësisë së bashku me Nuredin Dumanin, duke rrëfyer për disa nga vrasjet më me bujë që ata kanë kryer.

Hoxhaj ka treguar se si ka ekzekutuar Dorjan Zhkozën dhe Anxhelo Avdian më 2 mars, në Durrës, nëpërmjet një atentati mafioz, për të cilin Nuredin Dumani ishte paguar 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 euro.  Ai kishte pranuar të merrte pak lekë për shkak se bëhej fjalë për një çështje personale.

Hoxhaj zbuloi se Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit, i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan

 “Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapur xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë.

Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në  kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar. Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin”-, mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.