
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në minierën e Marteneshit.
Mësohet se një minator ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një sasi shkëmbore e ka zënë poshtë. Minatori, M.B., 56-vjeç është dërguar në spitalin e Bulqizës, por më pas është dërguar me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.