Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij.

Mësohet se 37-vjeçari Ramis Mici, ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, po 37 vjeçare. Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë ajo ka humbur jetën. Ramoz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë.

Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme. Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjecari e kishte dhunuar bashkëjetuesen.

Viktima kishte kerkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdheër mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara. Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëepi tjeter. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të  fundit që çoi në vrasjen e saj.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.