Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bolzano, Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë të dashurën e tij.
Mësohet se shqiptari e ka përplasur me makinë të renë dhe më pas, është larguar me nxitim duke e lënë vajzën të shtrirë në tokë. Dyshohet se çifti ka pasur një konflikt para se i riu të vendoste ta vriste.
E reja ka pësuar thyerje të brinjëve të kraharorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, teksa shqiptari është arrestuar nga policia.
Sipas policisë, edhe më herët 21-vjeçari kishte shfaqur sjellje posesive ndaj vajzës italiane, duke e ndaluar të dilte apo edhe duke e dhunuar, por për shkak se këtë herë ajo i kishte kërkuar të ndaheshin ai kishte ndërmarrë veprimin ekstrem.
Mbi shqiptarin rëndojnë akuzat për dhunë dhe tentativë vrasjeje.