Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotëm në Kavajë, ku një shtetase e huaj ka humbur jetën.
Policia ka njoftua se viktima është një 48-vjeçare polake, e cila ka humbur jetën në hotelin ku po qëndronte me bashkëshortin e saj, si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2022, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë, shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, e cila ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.