(Viktima Giuseppe Tucci, 34 vjeç)
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vrajsen e një shtetasi italian në Rimini.
Mediat italianë nuk e kanë bërë ende të ditur identietin e të riut shqiptar, i cili thuhet se punonte si truprojë në një klub nate.
Sipas autoriteteve italiane, iktima Giuseppe Tucci, 34 vjeç, ndërroi jetë pasi u dhunua brutalisht nga shqiptari në klubin e natës, ku ky i fundit punonte.
Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.
Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. 28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali, nga prindër shqiptarë.
Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.
Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.