47 vjeçari spanjoll Franciso Cervilla që u gjet i vdekur në hotel në Divjakë punonte në një firmë ku montoheshin pajisje në sera. Burimet njoftojnë se ai ka prerë damarët dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se ai ndodhej prej disa muajsh në Shqipëri.

Megjithatë ka dyshime se ai mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Sipas policisë, dyshohet se 47 vjeçari ka dëmtuar veten me thikë teksa ndodhej në dush dhe për pasojë ka humbur jetën. Shoku i tij i dhomës, gjithashtu nga Spanja është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor po kryen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.