Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një i moshuar ka humbur jetë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë Qytet Studenti dhe se trupi i të moshuarit ndodhet ende në rrugë.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrore.